Me një shpejtësi 185 km në orë, Uragani Dorian goditi bregdetin Juglindor të Shteteve të Bashkuara duke lënë pa energji elektrike më shumë se 267 mijë shtëpi dhe biznese.
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën por bilanci pritet të rëndohet. Pas shkatërrimit katastrofik në Bahamas, Dorian vazhdoi drejt brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara.
Prej andej, stuhia e kategorisë 3 preku Georgian dhe goditi bregdetin e Karolinës së Jugut .Rreth 3 milionë njerëz në Florida, Georgia dhe në Karolinën e Jugut dhe të Veriu, u paralajmëruan të evakuohen.