Ajo është lakuar gjithnjë për linjat, aq sa shumë vip-a e kanë trajneren e tyre të preferuar për të ardhur në formë.
Por si duket, jo të gjithë i shohin si elegante dhe femërore format e saj. Të paktën kështu e mendon një nga ndjekësit në Instagram. " S'ka lezet gruaja të jetë kaq e egër, gruan e ka bërë Zoti për të qenë e brishtë", ka shkruar ai poshtë njërës prej fotove të fundit të postuara prej saj. Komenti nuk ka kaluar pa vëmendje nga trajneria e fitnessit e cila i është përgjigjur me ironi: "Mundësisht të bëjë edhe gjithë punët e ju të dridhni zinxhirin e ç'të kini", duke treguar se ashtu siç shkruan edhe në t-shirtin që mban veshur, rregullat në botën e saj, i bën ajo vetë./intv.al/