Ish eurodeputetja, Doris Pack e ka bërë një ironi kundrejt Kryeministrin Edi Rama për mbrojtjen që ai ka vendosur t'i bëjë Saimir Tahirit, që aktualisht është i akuzuar nga Prokuroria për 2 vepra të rënda penale të lidhura me trafikun e drogës.
Doris Pack në Twitter shkruan: "Shqipëria shtet i së drejtës? Kandidate për në BE? Kryeministri Rama po e pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij Tahirin."