Pas atentatit të djeshëm me 3 shpërthime që dëmtoi autobuzin e Borussia Dortmund dhe çoi futbollistin Marc Bartra në spital, Signal Iduna Park është kthyer në një fortesë.
Masat e sigurisë janë maksimale me policë të panumërt në fushën e stërvitjes së verdhezinjve, ku skuadra gjermane u stëvit mëngjesin e sotëm. Futbollistat, të cilët fjetën nëpër shtëpitë e tyre, kanë mbërritur në stërvitje me makinat pesonale. Stadiumi që do presë ndeshjen e parë mes Dortmund dhe Monaco do të ketë kontrolle të përforcuara. Janë instaluar body check (kontrolluesit e trupit) dhe asnjë tifoz nuk do të mund të futet në stadium me çantë shpine, vetëm çanta të vogla dore. Kontrollet ndaj tifozëve do të jenë si ato nëpër burgje, shumë të ngadalta me fansat që mund të detyrohen të ulen shtrihen deri në tokë për t’u kontrolluar. Dy klubet u mblodhën në mëngjes për të vlerësuar situatën dhe vendosën që të konfirmojnë zbritjen në fushë në orën 18:45 për të tejkaluar kështu edhe frikën.