INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doruntina na rrëfen DETAJE që s’i dinim më parë nga jeta e saj, para se të bëhej 'TAYNA': Kur jetoja me shoqet studente ...

Doruntina na rrëfen DETAJE që s’i dinim më parë nga jeta e saj, para se të bëhej 'TAYNA': Kur jetoja me shoqet studente ...

Publikuar më: 18:34 05-03-2021

Tayna është bërë sot nostalgjike pasi Instagram-i i ka kujtuar një postim të vjetër të publikuar në llogarinë e saj 3 vite më parë.

Asokohe, ajo nuk ishte bërë ende e famshme dhe nuk ishte Tayna që të gjithë njohim sot. Reperja bënte një jetë të thjeshtë si studente dhe jetonte së bashku me mikeshat e saj.

Mirëpo edhe atëherë, vetëbesimi i saj ishte po aq i lartë sa sot për gjërat që dëshironte të arrinte në jetë.

Madje, Tayna vendoste nëpër muret e dhomës pusulla motivimi, siç bën ende edhe sot.

“Unë jam këngëtarja/arkitektja më e suksesshme”– shkruhej në pusullë.

“Para 3 viteve kur hala s’jam kon Tayna, kam pas afirmime të tilla në banesën tonë studentore… Bile i shkruaja edhe për shoqet e mia arkitekte. Morali i historisë: Funksionojnë!”- ka shkruar Tayna.

ioio.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018060207366943