INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DOSJA 184, më në fund Prokuroria e Përgjithshme jep arsyet se përse Krimet e Rënda shpallën moskompetencë

DOSJA 184, më në fund Prokuroria e Përgjithshme jep arsyet se përse Krimet e Rënda shpallën moskompetencë

Publikuar më: 11:22 22-08-2019

Një ditë pasi Krimet e Rënda shpallën moskomptencës për Dosjen 184 dhe dërgimin e saj në Dibër, Prokuroria e Përgjithshme dhënë disa sqarime. Organi i akuzës theskon se vendimin e mori prokurori i çështjes.

'Ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes, Klodian Braho, menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale me urdhrin e datës 12.07.2019. Me këtë akt, në bazë të nenit 287/2 dhe 315/3 të Kodit të Procedurës Penale, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria sqaron se pas kryerjes së veprimeve hetimore në tërësi dhe përfundimit të plotë të transkriptimit të përgjimeve, më datë 12.07.2019 është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë” , veprim ky që e ka bërë Prokurorinë për Krime të Rënda të mos ketë kompetencën lëndore për vazhdimin e hetimit të çështjes penale.

Ndaj dhe të gjitha këto vepra penale janë kompetencë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816