INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja “Agim Kajmaku”, akuza e PD-së: Prokuroria hesht në vend të fletëarrestit

Dosja “Agim Kajmaku”, akuza e PD-së: Prokuroria hesht në vend të fletëarrestit

Publikuar më: 12:17 02-09-2019

Partia Demokratike vijon akuzat mbi çështjen e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku për të cilin denoncoi një javë më parë se ai ka probleme me drejtësinë greke, ndërsa të hënën ka hedhur akuza se prokuroria po vonon hetimin dhe se këtë e bën nën urdhrat e Edi Ramës.

Akuzat janë bërë nga ish deputeti Ervin Salianji, i cili nga foltorja blu ka akuzuar edhe prokurorinë.

“Kajmaku duhet të ishte i pandehur bashke me Valdrin Pjetrin, por prokuroria e kapur për fyti nga Edi Rama nuk zbaton ligjin. Prokuroria hesht dhe në vend të fletës së arrestit për Kajmakun, nis letra për Partinë Demokratike duke i kërkuar provat që i ka në sistemin TIMS. Prokuroria nuk zbaton Kodin Penal dhe ligjin e dekriminalizimit për të vënë para drejtësisë të kërkuarin në Greqi, i cili ka trafikuar para të falsifikuara dhe mashtruar në formularin e dekriminalizimit”, deklaroi Salianji.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541