INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja e “21 janarit” hapet në Strasburg!

Dosja e “21 janarit” hapet në Strasburg!

Publikuar më: 10:46 12-04-2016

Gjykata e Strasburgut ka hapur dosjen e 21 Janarit. Grupi hetimor i kërkon Prokurorisë dokumentacionin për hetimet dhe gjykimin, në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Katër vjet më parë familjarët e 4 viktimave duke mos patur më besim tek organet shqiptare të hetimit ngritën sërisht padinë këtë herë në Gjykatës së Strasburgut dhe tashmë rradha erdhi.
Argumentet e famijarëve shprehen qartë se drejtësia shqiptare nuk gjeti asnjë fajtor për ekzekutimet dhe plagosjet e qytetarëve para godinës së kryeministrisë, ndaj dhe u detyruan ti drejtohen Gjykatës Europian e të të Drejtave të Njeriut .

Gjykata e Stasburgut ka nisur punën me çështjen “Ana Veizi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, për 21 Janarin.

Article Logic
Execution time: 0.0030488967895508