INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dosja e UFO-ve “e lirë”. Lejohet publikimi i arkivës me 15 dosje të 50 viteve [VIDEO]

Publikuar më: 15:01 26-06-2017

Një sërë dosjesh të mbajtura sekret nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për pothuajse 50 vjet më në fund janë bërë publike për herë të parë. Arkivi i 15 dosjeve, tashmë të botuara, përmban detajet nga vëzhgimet e ngjarjeve me UFO të regjistruara në të gjithë vendin. Ato përmbajnë informacion rreth një numri incidentesh të profilit të lartë që besohet të jenë të lidhura me jashtë-tokësorët. Dokumentet fillimisht kishin për qëllim që të hapeshin në vitin 2013 së bashku me mijëra të tjerë që do shihnin dritën e publikimit, por 18 dokumente specifike u ndaluan. Dosjet besohet t’iu përkasin viteve 1971-76, 1996-2000 dhe 2004. Publikimi i tyre shënon fazat përfundimtare të një projekti nëntëvjeçar për të deklasifikuar dhe çliruar gjithë arkivin e dosjeve të UFO-ve. Por tre nga këto dokumente ende nuk janë lëshuar. Kjo bëri që pretendimet për një konspiracion të mbulonin ekzistencën e jetës së huaj midis disa teoricienëve dhe një vonesë tjetër në botimin e vitit të kaluar i shtoi këtij spekulimi. Tre dosjet e mbetura thuhet se do të dalin më vonë këtë vit.

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781