INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja Habilaj, 'financieri’ ekstradohet drejt Italisë...

Dosja Habilaj, 'financieri’ ekstradohet drejt Italisë...

Publikuar më: 11:06 25-01-2018

Nezair Seiti i njohur dhe si “financieri” i bandës “Habilaj”, është ekstraduar drejt Italisë pasi mbahej në burgun 313.

Seiti, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia si bashkëpunëtor i bandës së Habilajve, tashmë do i dorëzohet drejtësisë italiane.

Si një prej të dyshuarve si pjestar i grupit të Habilajve, Seiti u arrestua për llogari të autoriteve italiane.

Nezar Seiti rezulton i implikuar në trafikun miliona eurosh të drogës nga banda e Habilajve. Sakaq, bënte shpërndarjen e parave drejt anëtarëve të bandave dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta.

Emri i tij ka dalë në përgjimet e publikuara nga dosja e hetuesve italianë ku dëgjohet duke folur me Meridian Sulaj dhe vëllain e Moisi Habilajt, Florian Habilaj. Seiti konsiderohet si “financieri” i grupit të Habilajve. Për të ka proçedim penal edhe nga drejtësia shqiptare.

Hetimi për Nezair Seitin do vazhdojë edhe te Krimet e Rënda.

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037