INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja “Ksera”dërgohet për gjykim

Dosja “Ksera”dërgohet për gjykim

Publikuar më: 11:10 06-05-2016

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 3 muaj kohë për të hetuar dosjen e ish Ministrit të Mirëqënies Sociale Spiro Ksera. Mësohet së organi i akuzës së Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-ministrit Spiro Ksera. Ndërkohë ish-ministri Ksera u arrestua banesën e tij në fshatin Derviçan të Gjirokastrës me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Spiro Ksera sëbashku me 5 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.
Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se aktivitetet nuk janë realizuar, por ndërkohë të pandehurit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike të parashikuara për organizimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0025448799133301