INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi i përfshirë në afera korruptive

Messi i përfshirë në afera korruptive

Publikuar më: 11:03 04-04-2016

Skandali i “Dosjes Panama” duket se ka prekur edhe Lionel Messin.

Sipas asaj që publikohet nga “El Confidencial” si dhe “Süddeutsche Zeitung”, sulmuesi argjentinas së bashku me të atin Jorge i është drejtuar pikërisht zyrës “Mosak Fonseka” për të krijuar një shoqëri që quhet “Mega Star Enterprises” për të kaluar këtu të ardhurat e përfituara nga të drejtat e imazhit, pikërisht një ditë pasi organet fiskale e akuzuan atë për evazionin prej 4.1 milionë eurosh.

Ndërkaq, Lionel Messi ka lëshuar një deklaratë që do të diskutohet shumë në media: “Nuk shoh se çfarë firmos. Firmos dokumentat që më thotë im atë, nuk i shoh dhe as nuk pyes”.
 
Gjithsesi, në orët në vazhdim, sipas asaj që publikohet në median iberike, familja Messi do të publikojë një komunikatë, ku përveçse do të përgënjeshtrojë përfshirjen në skandalin “Dosja Panama”, do të bëjë të ditur edhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj mediave që kanë publikuar këtë lajm.

Gjithsesi, Messi nuk është i vetmi sportist të cilit i është shfaqur emri në “Dosjen Panama”. Spikasin në këto dokumenta edhe emrat e Michel Platini, Ivan Zamorano, Gabriel Heinze, golfisti Nik Faldo, ish-piloti Jarno Trulli apo edhe Luca Cordero di Montezemolo.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281