INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja ''Sheshi'', LSI dhe PD padisin Arta Markun: Të pezullohet...

Dosja ''Sheshi'', LSI dhe PD padisin Arta Markun: Të pezullohet...

Publikuar më: 18:39 29-01-2019

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës, Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për çështjen e prokurorit Bujar Sheshi. Në kallëzimin penal të dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, dy krerët e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili akuzojnë Markun për shpërdorim detyre dhe kërkojnë pezullimin e saj nga detyra.

Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP),  akuzohet se ka qenë i rekrutuar nga strukturat e ish-sigurimit të Shtetit para viteve ’90.

Vetë ai ka mohuar akuzat dhe  ka ngritur padi në Prokurori kundër Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti ka gjetur dokumente, sipas të cilit, zoti Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Venusi.

Ligji pengon të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ishin anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059