INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja 'Tahiri'. Kush është gjyqtarja që dha vendimin për ish-ministrin

Dosja 'Tahiri'. Kush është gjyqtarja që dha vendimin për ish-ministrin

Publikuar më: 09:29 13-05-2018

Nëntë ditë pasi dorëzoi mandatin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u vendos në “Arrest Shtëpie”. Gjykata i komunikoi masën e sigurisë një ditë më parë Tahirit, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Po kush është gjyqtarja që vendosi këtë masë për ish-ministrin? Mësohet se vendimi u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të Rënda, Liljana Baku. Kjo gjyqtare ka ndjekur hetimet paraprake të dosjes në ngarkim të Tahirit, dhe ishte po Tabaku që vendosi t’i bllokonte pasaportën Tahirit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjyqtarja Liljana Baku ka vendosur për shumë çështje të rëndësishme. Në dorën e saj ka qenë dosja e ish-financierit të bandës Habilaj, Nezar Seiti, vendimi për biznesmenin Orest Sota u dha po nga Baku. Po kështu Baku ka qenë një ndër gjyqtarët e trupës që dhanë vendimin [ër nipin e diktatorit, Enver Hoxha, Ermal Hoxhën, i arrestuar në kuadër të operacionit “Xibraka”.

Article Logic
Execution time: 0.0024538040161133