INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Double'' zgjedhje/ Meta lajmëron që 13 tetori nuk do jetë vetëm ditë zgjedhjesh vendore, por dhe Presidenciale

''Double'' zgjedhje/ Meta lajmëron që 13 tetori nuk do jetë vetëm ditë zgjedhjesh vendore, por dhe Presidenciale

Publikuar më: 10:29 02-07-2019

Presidenti i vendit Ilir Meta në një deklaratë për shtyp është shprehur se një nga mënyrat që në vendin tonë të zgjidhet kriza politike është që në 13 tetor të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme dhe në të njëjtën kohë dhe zgjedhje për presidentin.

‘’Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat kë të dëshirojnë.

Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit. Që mos shkojnë prap të na futen nëpër ambasada.

Nëse ka ndonjë propozim Rama le ta bëjë, nëse ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë le ta bëjë. E ftoj Ramën të tregohet i përgjegjshëm, i ftoj përfaqësuesit e huaj mos bëhen qesharakë, mos tallen me kushtetutën tonë. U tallën njëherë me kushtetutën tonë kur i mbante iso Ramës dhe doktorit'', tha Meta.

Ndërkohë Presidenti tha dhe një fjalë për ambasadorët.

''Duhet ti zgjidhim vetë gjerat këtu si burra shteti, të heqim dorë nga loja ambasadash. Se kështu bënte edhe me reformën në drejtësi lojë ambasadash. Çdo përpjekje që bëja unë për konsensus, sepse konsensusi ishte aty por ky nuk donte konsensus, ishin bërë një tufë intrigantësh vendas dhe ndërkombëtarë, ngatërronin dynjanë ngatërronin edhe Lulin, e zgjidha unë për 1 minutë. I thirra unë në zyrë dhe e zgjidha, kush nuk erdhi? Vetëm Edi’’, shprehet Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387