INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dragobi, parlamentarët danezë  përçojnë demokracinë nëpërmjet  përrallave të  Andersenit

Dragobi, parlamentarët danezë përçojnë demokracinë nëpërmjet përrallave të Andersenit

Publikuar më: 11:43 14-05-2016

Gjatë një vizite të bërë  në Tropojë nga një grup parlamentarësh danezë, ata panë nga afër realitetin e jetës së banorëve dhe shkaqet e emigrimit të tyre.

Në këtë vizitë të organizuar  nga deputetja e zonës Mimoza Hajdarmataj dhe ambasadori danez në  Tiranë,  Metz merrnin pjesë dhe kryetarë të njësive vendore.

Në fshatrat e Tropojës si Margegaj, Bujan, Valbonë , Dragobi dhe të tjerë, deputetët danezë të Komitetit të çështjeve evropiane takuan dhe biseduan me banorët të cilët theksuan mungesën e ndihmës sociale, trajtimit  mjekësor papunësinë, dhe varfërinë e tejskajshme që ata vuajnë  çdo ditë.

Deputetët danezë panë nga afër kushtet e një mjerimi të thellë ekonomik, si dhe u njohën për mungesën e mbështetjes minimale nga shteti për të siguruar ushqimet, si dhe braktisjen e strukturave të bujqësisë për fermerët e zonës. Njeri prej deputeteve daneze tha se, “politikanët në Tiranë duhet të shesin makinat e shtrenjta dhe ti sjellin paratë te njerëzit e varfër”.

Ndalesa e radhës së deputetëve danezë ishte edhe në shkollën e Dragobisë, ku kushtet e arsimimit të fëmijëve janë aspak të përshtatshme. Mësuesit i bënë me dije deputetëve danezë dhe kryetares së delegacionit , se prindërit i rrisin fëmijët në sakrifica të mëdha dhe me mungesa të shumta. Deputetja daneze i dhuroi shkollës librin e përrallave të shkrimtarit të famshëm Andersen.

Ajo tha se, “ky libër është shumë i rëndësishëm për fëmijët pasi përcjell  vlerat më të mira edukuese”.

Në fund të  vizitës kryetarja e Komitetit të çështjeve evropiane në Parlament in danez, Mette Gjerskov tha se është e emocionuar nga natyra e mrekullueshme e zonës por vëren me shqetësim pabarazinë sociale.

Deputetja  e Tropojës Mimoza Hajdarmataj tha se shteti vijon të braktisë banorët e Tropojës duke i lënë ata në mjerim dhe pa shpresë.

“Këtu nuk ka asnjë investim serioz publik që të lehtësojë sadopak jetën e banorëve të cilët paguajnë edhe me borxhe çdo faturë. Banorët i shprehën vetë  deputetëve danezë,  arsyet pse emigrojnë, pasi në këto zona nuk ka punësim, mbështetje sociale dhe  mundësitë për agrobiznesin janë inekzistente. Unë shpresoj shumë që nga  bashkëpunimi mes deputetëve shqiptarë dhe ata danezë të mundësohen projekte zhvillimi për zonat veriore dhe verilindore”, u shpreh Hajdarmataj.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607