Fansat e Drake në Toronto dhe Philadelphia do duhet të presin gjatë për ta parë këngëtarin live në koncert.
Kjo sepse Drake është detyruar t’i anullojë të 3 koncertet që ishin planifikuar të mbaheshin në këto qytete. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, 29-vjeçari tha se për shkak të një problemi me kyçet e tij, mjekët e kanë rekomanduar të marrë një periudhë pushim. Drake u shpreh i keqardhur nga gjendja e krijuar, por premtoi se do ta shlyente shpejt mungesën e tij tek fansat. Kujtojmë që muajt e fundit kanë qenë të ngarkuar për artistin i cili startoi "Summer Sixteen Tour" më 20 korrik të këtij viti dhe që atëherë ka mbajtur me dhjetra koncerte së bashku me reperin Future. Këto të fundit në formë promovimi të albumit të tij të katërt muzikor "Views"!