Duket se Drake është shumë sëmurë së fundmi, dhe madje i është dashur të anullojë dy prej koncerteve të tij në Miami.
Nëpërmjet një mesazhi në Instagram, ai ka ndarë me ndjekësit e tij se për shkak të një problem shëndetësor i është dashur të anullojë koncertet.
Reperi gjtihashtu është shprehur se ndihet mjaft keq për këtë, pasi nëse në raste të tjera shfaqjet janë anulluar apo shtyrë për shkak të produksionit kësaj here e gjithë ‘barra’ binte mbi të.
Ndonëse ai nuk ka treguar se cili ishte problemi shëndetësor, duket se ai është në gjendje të rëndë dhe vetëm mund t’i urojmë më të mirat.
“Dua të them se më vjen shumë keq për këto dy shfaqjet në Miami. U sëmura kaq shpejt dhe nuk kam përjetuar asnjëherë asgjë të tillë në jetën time.
Ndryshe nga anulimet e tjera apo rregullimet e datave, këtë e kam ndjerë dhe dua të kërkoj falje, sepse e urrej që të zhgënjej çdokënd që vjen për të ndarë këto momente me ne.
Faleminderit dy mjekëve dhe infermiereve që po kujdesen për mua gjatë gjithë kohës.
Miami meriton të jap 100% dhe e premtoj këtë eksperiencë kur të rikthehem.Faleminderit Zot që më lejove të shërohem”, shkroi Drake në Instagram.