Mos vallë miqësia e tyre po kalon në një tjetër nivel?
Pasi Drake dhe Taylor u panë tepër të afërt dhe komodë në shoqërinë e njëri-tjetrit në festën e ditëlindjes së reperit, ky i fundit ka bërë një hap para. Në festën madhështore të 23 tetorit, ai i ka prezantuar së ëmës dhe njerëzve më të afërt, këngëtaren e famshme Taylor Swift. Të paktën kështu raporton sajti TMZ, sipas të cilit, Drake i ofroi Taylor “trajtimin VIP”, dhe kjo mjaftoi që lajmi të marrë dhenë, dhe të përhapen thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.
Mirëpo burimet e TMZ nuk kanë pohuar për një lidhje mes dy artistëve, duke u justifikuar me faktin se Drizzy po e trajtonte Sëift kaq mirë për shkak se ajo nuk shkonte në festat e tij të çmendura, kështu që donte që kjo festë të mbahej mend për Swift.
Megjithatë ne do të presim me padurim deri në lajmin tjeter shpërthyes për dy emrat e mëdhenj të muzikës botërore. Fundja... të dy janë single!