Vetëm pak ditë pasi Drake i shprehu dashurinë publikisht Rihannës, ata na demonstrojnë përsëri dashurinë e dyanshme. Drizzy dhe RiRi kanë kaluar mbrëmjen e së martës në shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga klubet e Miami-t, ku këngëtarja 28 vjeçare ia prekte fytyrën në një mënyrë që tregon se ka diçka mes tyre.
Drake më pas performoi 5 këngë të tij, përpara se të ulej në tavolinë me Rihannës, ky kërcyen, u puthen dhe vepruan sikur të ishin çift, është shprehur një burim për People.
Drake dhe Riri kanë qenë të pandashëm që nga eventi i VMA, por miqtë e afërt të tyre, tregojnë për TMZ se ata kanë pasur diçka mes tyre që në janar, kur publikuan klipin “Work” të Rihannës.
Për më tepër çifti në fjalë, janë larguar së bashku nga klubi, tamam si një çift i vërtetë, të kapur dorë për dore. Me siguri fakti që ata kanë shoqëruar njëri-tjetrin në koncerte nuk ka qenë thjesht për shoë, por për të kaluar sa më shumë kohë me njëri-tjetrin.