INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake dhe Rihanna u ndanë….sërish [FOTOVIDEO]

Drake dhe Rihanna u ndanë….sërish [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 10:49 11-10-2016

Jo vetëm për turin “Summmer sixteen” erdhi fundi, por edhe për lidhjen e shumëpërfolur Rihanna dhe Drake.

Çifit dukej aq i lidhur gjatë muajve të fundit, duke e bërë lidhjen zyrtare gjatë muajit korrik. Që atëherë ata i shihje të ishin pothuajse gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit. Nëpër koncerte,  party, evente, jetën e përditshme,  i shihje kudo bashkë. Madje ish çifti bënë edhe një tatuazh të njëjtë bashkë.

Dhe të mos harrojmë momentin më të rëndësishëm nga të gjithë: kur Drizzy rrëfeu publikisht dashurinë e tij për Ririn në 2016 MTV VMAs.

Por e gjitha kjo do të mbetet vetëm një kujtim pasi secili po sheh veten e tyre. Por çfarë ka ndodhur saktësisht?

Burime pranë E! Neës tregojnë se Rihanna dhe Drake nuk janë më ekskluzivë për njëri-tjetruin pasi janë parë në shoqërinë e personave të tjerë.

Ata ende e duan njëri-tjetrin por or axhendat e ngarkuara u kanë prishur punë.

“Megjithatë kjo nuk do të thotë se lidhja e tyre mori fund për përgjithmonë pasi çdo gjë mund të ndryshojë mës tyre, për mirë ose për keq. Ata janë ende në jetën e njëri-tjetrit.”, shton burimi

Por tani për tani Drake ka gjetur ngushëllim tek një femër tjetër, India Westbrock personazh i një reality shoë, e cila ka pasur një histori dashurie edhe me reperin 'The Game'.

Kjo nuk është hera e parë që ata rilidhen dhe rindahen dhe mund të mos jetë as e fundit. Revista People ka raportuar se çifti në fakt nu është ndarë, por është thjesht në një lidhje të hapur.

Ky lajm vjen vetëm pak pasi Rihanna postoi në Instagram: “Asnjë nga ish-ët e mi nuk është martuar ose ka një lidhje të lumtur, kështu që mund të them pa frikë se nuk isha unë problemi.” Këto ditë këngëtarja po kalon më shumë kohë pranë mamasë së saj.

Article Logic
Execution time: 0.0021100044250488