INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake flet hapur për Rihanna-n dhe Nicki Minaj. Zbuloni të pathënat

Drake flet hapur për Rihanna-n dhe Nicki Minaj. Zbuloni të pathënat

Publikuar më: 16:32 02-05-2016

Për këdo që i mendonte bashkë Drake dhe Nicki, ju mund të surprizoheni pasi të mësoni se ata nuk flasin më.

E gjitha si pasojë e fyerjeve të Drake vitin e kaluar kundrejt të fejuarit të saj, Meek Mill. “Nuk flasim me Nickin, por kam shumë respekt për të dhe kohën kur kemi punuar bashkë” tha ai. Drake tha gjithashtu se vlerësonte klasin me të cilin ajo e kishte menaxhuar situatën mes tij dhe të fejuarit. Megjithatë ai nuk e mohon se ka patur momente kur ka menduar se peshorja mund të anonte nga ai.

“Unë e di si është të biesh në dashuri, por prapë kishte raste kur mendoja “Sa larg mund të shkojë kjo dashuri”, ndërsa sa i përket marrëdhënies me Rihannën ajo duket e mjegullt.  “Ne jemi si një skuadër” është shprehur ai. “Bëjmë muzikë të bukur bashkë. Kimia që shihni, i vjen në ndihmë këngës, megjithatë është e gjitha e pafajshme. Ka një energji të pafajshme mes nesh”. Sigurisht!! Kushdo që i merr si të mirëqëna këto fjalë, nuk e ka parë akoma videon e këngës "Work"!

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832