Nëse deri dje lidhja e tyre ishte ende me pikëpyetje, veprim i i fundit i Drake vë pikat mbi “i”.
Reperi rastësisht shpenzoi 100.000 dollarë për t’i blerë Jennifer Lopez-it një varëse Tiffany me diamande të varura në platin.
Pra nëse për shtypin, reperi dhe këngëtarja janë thjesht duke u shoqëruar bashkë, kjo po kthehet në një publicitet tepër të shtrenjtë.
Sipas E!News, 30 vjeçar i ia dhuroi këtë gjerdan 47 vjeçares, në prag të Vitit të Ri dhe mendohet se pikërisht këtë xherdan ka vendosur këngëtarja në këtë foto,
gjatë koncertit që Drake pati në Las Vegas, në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.
Duhet më tepër dëshmi se kaq për ta vërtetuar lidhjen e tyre?Megjithatë ende supozohet se Drake po e bën gjithë këtë “lojë” për të bërë xheloze Rihannan.