Disa dashuri nuk janë të destinuara të përfundojnë. Drake dhe Rihana duket që kanë filluar të dalin më shpesh bashkë kohë e fundit, dhe këtë të enjte janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit për natën e tretë me rradhë në Londër. Këtë herë, ndryshe nga herët e tjera janë parë duke u kthyer në të njëjtin hotel, pasi kishin dalë në Chiltern Firehouse. Madje një ditë më parë në një koncert, ku kanë përformuar bashkë hitet e tyre “Work” dhe “One Dance”. Drake e ka prezantuar RiRi-n si femrën më të bukur dhe më të talentuar që ai ka parë dhe se këngëtarja nga Bardadosi po ia thyen zemrën atij. Ku ka zë nuk është pa gjë, pastaj…shkojnë shumë si çift.