Mbrëmjen e ndarjes së çmimeve VMAs në MTV, të gjithë u surprizuan kur Drake shprehu publikisht dashurinë për Rihannan dhe u puthën në buzë. Më pas ai zbuloi se e kishte dashuruar këngëtaren prej 7 vitesh. Por nëse bën një llogari të vogël, 7 vite më parë Rihanna ishte në një lidhje me Chris Brown. Ky i fundit duket se është acaruar nga deklarat e reperit ndaj dhe reagoi nëpërmjet Twitterit ku ‘sulmonte’ Drake-un për këtë fakt.
“Suportoj reperin tim të preferuar @liltunechi (Lil Wayne). Nëse nuk do të ishte për të, shumë nga këta repera fallco nuk do të kishin asnjë mundësi. Miqtë e vërtetë nuk varen nga numri i shitjeve”, ka thënë Chris i cili duket se nuk e ka harruar ende Ririn dhe ndihet i tradhtuar nga Drake.