Rihanna për Drake do të mbetet gjithmonë një njeri special.
Këtë fakt e ka vërtetuar mbrëmjen e djeshme urimi i pazakontë që artisti kanadez i ka bërë Ririt për ditëlindjen e saj, përpara dhjetra mijëra njerëzve gjatë një koncerti në Dublin. Një gjest të tillë Drake e bëri para se të këndonte bashkëpunimin e tyre "Work", duke u shprehur para publikut të gjerë me fjalët; “Sot është ditëlindja e dikujt, një njeriu për të cilin kam shumë dashuri dhe shumë respekt”. Gjithmonë ka i mirë dhe i ëmbël Drake, sa keq që Rihanna i ka sytë dhe zemrën nga "djemtë e këqinj"!