INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake lë muzikën për këtë kompani?

Drake lë muzikën për këtë kompani?

Publikuar më: 11:37 24-10-2018

Drake ka kaluar nga lojtari i zakonshem i Fortnite ne marrjen e mantelit të bashkëpronarit të organizatës profesionale të e-sportive 100 Thieves.

Drake dhe producenti Scooter Braun  tani janë bashkëpronarë të 100 Thieves të Matthew "Nadeshot" Haag. Zgjedhja për të investuar është një aventure për Drake dhe Braun, por jo plotësisht befasues. Ndryshe nga organizatat e tjera të njohura të sporteve elektronike, si Evil Geniuses dhe Cloud9, 100 Thieves është më shumë se një markë streetwear. Ata janë perkrahes te sporteve elektronike, së bashku me grupe si FaZe Clan, i cili drejtohet nga krijuesi i njohur i YouTube, FaZe Banks. 

Instagram Banner

Nga një perspektivë biznesi, Haaga është lloji i krijuesit dhe lojtarit të mëparshëm profesionist që Drake do të donte të bashkepunonte me të. Haag është jashtëzakonisht i famshem në YouTube  dhe me ndikim në sferën e argëtimit dhe sporteve elektronike. Drake ka provuar tashmë se ai ka një lidhje me disa artistë dhe lojtarë të lojrave më të njohura . Hapi i ardhshëm është zhvillimi i bashkëpunimeve të veshjeve mes 100 Thieves dhe Drake, sipas një njoftimi për shtyp. Është e paqartë nëse kjo do të jetë një bashkim me linjën aktuale të veshjes së Drake, OVO, ose nëse do të mbetet e ndarë.

© insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338