Drake njihet për shpenzimet e tij marramendës, por ky i fundit i ka lënë gojëhapur të gjithë.
400 mijë dollarë për një mbajtëse telefoni duket se është një gjë normale për reperin.
Arsyeja pse ajo kushton kaq shumë është prej faktit se përbëhet nga flori 18-karatësh, ndërsa fusha e pasme është e mbushur me diamantë të bardhë dhe blu.
Një tjetër element i mbajtëses është bufi, simboli i labelit të tij.
Mirëpo duket se këtë shpenzim të çmendur të Drake nuk e kanë pritur aspak mirë fansat, të cilët janë shprehur se këto para mund t'i kishte shpenzuar për bamirësi.