Bëri bujë në media se Kim Kardashian është “Kiki” në këngën e Drake dhe u përfol shumë kohët e fundit, se ajo kishte pasur një marrëdhënie me reperin e njohur.
Familja Kardashian dhe Drake, dikur kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë bashkë, të paktën para sherrit Kanye-Kim-Drake. Konflikti mes tyre nisi për shkak të thashethemeve se Drake dhe Kim mund të kenë pasur një lidhje. Edhe pse çifti Kardashian-West e akuzuan publikisht, Drake asnjëhere nuk u kundërpërgjigj.
Mesa duket, Drake e ka ndjekur sërish Kimin në ‘Instagram’ në shtator dhe Kanye ka reaguar menjëherë sapo e ka marrë vesh duke postuar në adresën e tij në ‘Twitter’, raporton ‘Revista.who.com’. Ai është shprehur se nuk e dinte për veprimin që kishte bërë Drake, por e quan atë një veprim shumë të ulët. “Imagjinoje të kesh probleme me dikë dhe të marrësh vesh që ai ndjek gruan tënde në Instagram?” – shkruan ai. Në fund e mbyll me një urim për Drake duke thënë se shpreson që ai të gjejë lumturinë, ashtu siç e kanë gjetur ato të dy.