Pas disa sukseseve në muzikë, Drake po mendon t’i rikthehet edhe njëherë kinematografisë.
Kështu ai po ndjek gjurmët e Jennifer Lopez duke u përqëndruar më shumë në karrierën kinematografike. Dhe këtë e bëri të ditur gjatë të enjtes për Cal Cast ku foli për muzikën, sportin dhe aktrimin.
“Aktrimi është njëra ndër gjërat ku mezi pres të zhytem. Mendoj se pasi të publikoj “More Life” i cili është projekti me të cilin po punoj aktualisht dhe pas përfundimit të turneut, do të filloj ta pozicionoj veten në botën e filmit, me shpresë për të marrë disa role”- u shpreh reperi.
Kujtojmë që Drake ka treguar aftësitë e tij në aktrim kur ka luajtur për herë të parë në rolin e Jimmy Brooks në shoën televiziv “Degrasii” dhe në “Saturday Night Live”.