Merrni kokoshkat, sepse “lufta” ka rifilluar. Një nga armiqësite më të mëdha të Hip-Hop është rindezur këtë javë, pasi Drake ka etiketuar rivalin e tij Meek Mill me epitetin “P*ssy”. Këngëtari i hitit Hotline Bling, e tha këtë fjalë teksa po këndonte diss-in e tij Back to Back, e ku tjetër përveç se në qytetin e Meek Mill, në Philadelphia, madje duke i thënë se ai nuk është nga Philadelphia. Zgjedhje e guximshme Drake! Ndërkohë që të gjithë mendonim se yjet e rapit amerikan, kishin hequr dorë nga zënka e tyre në vitin 2015, duket sikur ata janë gati për raundin e dytë.
Sipas Complex, ekipi i Meek ka shkuar në koncertin e Drake, për tu konfrontuar me reperin, por Drizzy e kishte mbushur vendin me truproja. Përpos kësaj, me siguri ky mund të jetë diss-i më i mirë që Drake ka bërë ndonjëherë.
This nigga Drake popping hella shit and he in Philly tomorrow ?. pic.twitter.com/es2HPdcXKx
— DJ Akademiks (@IamAkademiks) August 21, 2016
Drake tryna take away Meek Mill Philadelphia citizenship ?. pic.twitter.com/U5RJPyJmFk
— DJ Akademiks (@IamAkademiks) August 22, 2016