A do të jetë Drake i duhuri?
Jennifer Lopez, është e “çmendur” për reperin 30 vjeçar, dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, kështu që ajo po kalon çdo moment të mundshëm me të. Të paktën kështu është shprehur një burim i afërt me çiftin për “People”.
“Jennifer po e pret me padurim vitin e ri. Ajo vazhdon të dalë me Drake, dhe ky i fundit ka qenë në shtëpinë e saj. Ajo nuk ka çfarë të thotë, përveç se fjalët më të mira për Drizzy”, u shpreh i njejti burim.
Epo nuk është se nuk e prisnim diçka të tillë në fakt.
Ndërkohë që nëse kjo nuk ishte mjaftueshëm emocionuese, “JLo e dashuron mënyrën se si ai i përkushtohet dhe ajo është e lumtur kur shoqërohet me të. Drake është shuëm sharmant, e trajton këngëtaren 47 vjeçare me shumë respekt”., tha burimi për “People”
Jo më kot është një ndër meshkujt më të preferuar për femrat! Ai di si t’ua rrëmbejë zemrën!