Drake është vënë në qendër të një skandali pak ditë më parë, pasi në internet është rishfaqur një nga xhirimet e koncertit të tij.
Gjatë një performance ai ngjiti në skenë një fanse. Siç e ka bërë traditë, këngëtari e puthi atë në buzë dhe kjo mjaftoi që të gjithë t’i vihen kundër. Vajza në fjalë ishte minorene dhe nga videoja që po qarkullon në rrjetet sociale, duket se reperit i ka pëlqyer ky fakt. Ai nuk ka nguruar ta përkëdhelë vajzën nga qafa dhe më pas t’i japë puthje në buzë.
“Drake është i neveritshëm, vajza i tha se është nën moshë”. “Ai duhet të shkojë në burg”. “Nuk mund të kënaqesh me gjoksin e një të miture”, janë këto disa nga komentet që shoqërojnë video.
drake kisses underage girl, learns she’s underage, then kisses her again but this time feels her breasts pic.twitter.com/oLkxZccHiS
— SPOOK GOD ALLAH (@thespookgod) January 4, 2019