Drake po kthehet në fenomen. Ai ka bërë për vete miliona fansa në të gjthë botën. Edhe më shumë, pas publikimit të këngës ‘In my feelings’ e cila u kthye në një sfidë botërore për të gjithë nën sfidën ‘Kiki do you love me’.
Fansa kudo në botë janë duke bërë video të ndryshme nën ritmin e kësaj kënge virale. Por as Lori Hoxha nuk i ka shpëtuar kësaj sfide. Gjatë pushimeve të saj në Mykonos ku dhe ndodhet aktualisht, e veshur me një palë rroba banje të zeza dhe duke shijuar plazhin, Lori ka bërë versionin e saj të kësaj kënge.