Drake aktualisht po zhvillon turin e tij “Summer Sixteen”, dhe në ndalesën e tij në Columbus, Ohaio, ai kishte një surprizë të madhe për fansat. Për t’i dhënë një dorë gjatë performancës së këngës “Pop Style”, reperi nga Toronto, ftoi në skenë, MVP-në e Basketbollit, LeBron James, të cilin e do më shumë se lojtarët e ekipit të qytetit të tij, Toronto Rappers.
“Ohio, në qoftë se nuk bëni zhurmë për “Mbretin” jeni të çmendur”, i tha Drake turmës. “
Drizzy dhe James kanë qenë fansa të njëri-tjetrit për vite me rradhë. Drake ka bashkëpunuar me Kanye West, Eminem dhe Lil Wayne në këngën “Forever”, këngë udhëheqëse në dokumentarin e yllit të basketbollit në vitin 2009, i cili sapo ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Cleveland Cavaliers, për një shifër prej 100 milion$.