Drake është një nga artistët më IN të momentit. Fama e tij dhe popullariteti i tij kanë arritur majat dhe duket se vazhdojnë të rriten.
Kjo rritje sjell rekorde. Kënga më e fundit e artistit kanadez ka thyer çdo rekord të parë ndonjëherë. Scorpion, siç titullohet single i tij më i fundit, ka thyer çdo rekord për sa i përket online music streaming. Në ditën e parë artisti ka arritur 300 milionë degjime në Spotify, Apple music dhe Amazon Music. Në fund të javës së pare ai ka arritur 1 miliardë dëgjime, duke u bërë arttisti i parë në histori që e bën këtë.
Albumi i tij ka shitur 732 mijë kopje vetëm në Shba, gjë që e bën Drake dhe artistin më të shitur për këtë vit. Suksesi i Drake ishte i pritur pasi ai është në kulm të famës, por ama në këto përmasa ishte surprizues për çdokënd. Edhe fansat më të flaktë të Drake mbase janë habitur, por ama duhet të jenë mjaft të lumtur.
Rekordi i mëparshëm i përket Post Malone me 431 milionë streams, pra rreth dy herë më pak. Dominancë e padiskutueshme nga ana e Drake.