“Scorpion” është bërë albumi i parë që ka arritur 1 miliardë dëgjime brenda një jave. Albumi i ri i Drake ka rritur këtë shifër rekord në të gjitha platformat e transmetimit në një javë, raporton Billboard. Rekordin më parë e mbante albumi i Post Malone, Beerbongs & Bentleys që arriti 700 milionë dëgjime nga 27 prill deri në 3 maj.
Drake për të festuar arritjet në Instagram shkroi: “Epokë e re, platini i ri. Faleminderit një miliardë herë.” Scorpion ka thyer edhe një rekord tjetër të Beerbongs (431.3 milion) duke akumuluar 750 milionë dëgjime në SHBA në javën e saj të parë.
Por prej ditësh reperi i njohur Elinel ka qenë në vëmendjen e mediave rozë për shkak se Drake i ka kopjuar atij një këngë dhe ai po mendon ta padisë. E ndërkohë që të gjithë po flasin për këtë çështje Elinel ka publikuar një video ku shfaqet me një automjet të ri dhe shkruan që e ka blerë me lekët e Drake. Epik fare!