Vdekja e këngëtares së “The Voce”, Christina Gimmie, ia ka futur frikën deri në palcë reperit Drake.
Ky i fundit i shokuar nga vrasja e Gimmie-t, e cila u qëllua në momentin që po jepte autografe, ka anulluar të gjitha takimet me fansat nëpër koncertet e tij. Në këtë mënyrë, reperi u ka shuar shpresat të gjithë fansave të cilët mezi prisnin ta takonin dhe të bënin foto me të në turin e tij të ardhshëm “Summer Sixteen”, raporton People.
29 vjeçari anulloi të gjithë paketën e biletave Vip të cilat u shitën deri në 1000 dollarë. Ndërsa tani, fansat të cilët kishin prenotuar këto paketa vip, do t’iu sigurohet një vend në pesë rreshtat e parë. Një pjesë të të ardhurave nga paketat, reperi kanadez do t’i dhurojë për bamirësi.
Organizatorët gjithashtu në këtë turne do të ofrojnë edhe bileta 500 dollarëshe me anë të të cilave do të mund të përshëndësin reperin Future dhe të bëjnë foto me të gjatë këtij turneu të Drake.