Prej disa kohësh Justin Bieber është fotografuar në gjendje të keqe emocionale, i cili ka shpërthyer në lot në vende publike. Hera e fundit që këngëtari i njohur është fotografuar sërish në këtë gjendje ka qenë ditën e dielë gjatë një udhëtimi në kazermën “Leaky Cauldron” të Harry Potter në Orlando, Florida. Ai ka qenë i shoqëruar me të fejuarën e tij Hailey Baldwin, e cila është munduar që ta qetësojë dhe ta ngushëllojë.
Kjo nuk është hera e parë që Justin është parë duke qarë kohët e fundit. Pak javë më parë ai u fotografua duke ecur zbathur në rrugë dhe mjaft i shqetësuar.
Ende nuk dihet se çfarë konkretisht ka këngëtari dhe çfarë po i ndodh edhe pse shumë media të huaja aludojnë se ai ndihet keq për gjendjen e Selena Gomez.