Dramë në një familje shqiptare që jetonte në Itali. Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij me të cilën kishin tre fëmijë. Vrasja është shënuar të dielën e 27 majit. Gruaja, e identifikuar si Elca Tereziu, 52 vjeçe humbi jetën në dyshemenë e kuzhinës. Xhevdet Mehmeti, 56 vjeç, vrau gruan e tij me një thikë në sy të djalit 17-vjeçar.
Ai i preu fytin të shoqes, duke i shkaktuar vdekjen e mënjëhershme.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë dhe djali tjetër 19 vjeçar i lajmëruar në telefon nga i vëllai, por policia nuk e lejoi atë të shihte skenën e krimit, pavarësisht insistimit të tij.