Një nënë 33-vjeçe sipas informacioneve të mediave gjermane, të hënën në mëngjes ka hedhur nga dritarja e banesës ng kati i dytë, tre fëmijët e saj, 3, 5 dhe 6 vjeç.
Një çiklist i cili ishte duke shkuar në punë, sipas policisë, i kishte gjetur ata, dy djemtë dhe një vajzë të shtrirë në trotuar, duke njoftuar policinë dhe punëtorët e shpëtimit.
Nëna e cila kishte tentuar të vetëvritej pastaj në banesë është shpëtuar. Ajo ishte duke jetuar e ndarë nga babai i fëmijëve.
Po sipas mediave gjermane, të tre fëmijët janë në gjendje kritike, por jo edhe e ëma. Një zëdhënës i prokurorisë së Krefeld ka thënë. “Ne jemi vetëm në fillim të hetimeve”.
E motivet që sollën deri tek kjo ngjarje ende nuk dihen.
Tani më është duke u menduar nëse gruaja duhet të dërgohet në paraburgim apo për trajtim në një repart psikiatrik. /Telegrafi/