Grupi H ka dhuruar emocione të shumta, por në raundin e 1/8-ve do të luajnë Kolumbia dhe Japonia. Të parët fituan minimalisht 1-0 ndaj Senegalit, me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Në minutën e 74-t, Yarri Mina kërcen mjaft mirë në një goditje nga këndi duke mposhtur portierin N’Diaye. Ky është goli i dytë për mbrojtësin e Barcelonës në Kupën e Botës.
Në krahun tjetër Japonia u mund minimalisht nga Polonia. Polakët shënuan golin e avantazhit në minutën e 60-të, në ndeshjen ndaj Japonisë. Badnarek, realizuan pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Kurzaëa. Japonia dhe Senegali kanë të njëjtën numër pikësh 4, golavarazh të njëjtën 4 të shënuar dhe 4 të pësuar, por japonezët kalojnë në fazën tjetër vetëm falë faktit se kanë më pak kartona se Senegali.