INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Dream Team 2016” të UEFA-s, mbizotërojnë lojtarët e kampionatit spanjoll [VIDEO]

Publikuar më: 13:46 06-01-2017

UEFA Publikon foracionin ideal të vitit 2016 ku bie në sy dominimi i Realit të Madridit, kampion në fuqi pas suksesit në finalen e UEFA Champions League ndaj Atleticos së Madridit. mbi 7 milionë vota ka regjistruar faqja online e organizatës kryesore të futbollit europian, ndërsa 4 janë lojtarët “Los Blancos” në 11-ëshen titullare ku më i vjetri është 38-vjeçari Gianluiggi Buffon, i cili thyen në këtë garë gjermanin Neuer. Një tjetër juventin në repartin e prapavijës pasi Bonucci bën pjesë në katërshen e mbrojtjes që plotësohet edhe nga Jerome Boateng, Gerard Pique dhe Sergio Ramos.  Ky i fundit është edhe lojtari më i votuar i formacionit me 488 mijë preferenca. Në mesfushë la vend për kroatin e Barcelonës, Luca Modric, i cili formon treshen me Toni Kroos dhe Andres Iniestan.

Një mesfushë e gjitha nga La Liga po ashtu si sulmi që prezanton tredhëmbëshin e frikshëm. Griezmann në qëndër të repartit të avancuar mbështetet nga dyshja Cristiano Ronaldo-Lionel Messi. Përsa u përket surprizave, ato janë përjashtimet e Neymar, Luis Suarez e Gareth Bale, ndërsa dminimi i kampionatit spanjoll është absolut. 8 nga 11 lojtarët e formacionit aktivizohen në klubet e La Ligas, ndërsa si rrallëherë, Premier League nuk përfaqësohet me asnjë emër, kjo edhe për shkak të ecurisë së dobët të klubeve ishullore në Europë. Sipas të dhënave, 48 % e votuesve janë europianë, ndërsa Azia renditet e dyta me 25 % të votuesve online.

Article Logic
Execution time: 0.0023181438446045