Pas tri martesave dhe dy fejesave të gjata, duket se Jennifer Lopez do të guxojë sërish. Këngëtarja dhe aktorja duket se ka marrë më në fund propozimin nga i dashuri, ish-truproja i saj Alex Rodrigues.
J.Lo është fotografuar gjatë pushimeve për Ditën e Pavarësisë, me një unazë diamanti në gishtin e fejesës.
48-vjeçarja e publikoi vetë foton në Instagram, ndërsa po i ndan ditët e pushimit me fëmijët e saj dhe të Alexit.
E pyetur shpeshherë nëqoftëse do të martohej sërish, Jennifer është shprehur se këtë herë ka gjetur dashurinë e jetës dhe do të mundohet ta mbajë përjetë.
Nëse vërtet do të ketë martesë, kjo nuk do të ishte e para për J.Lo.
Jennifer ndan sot kujdestarinë e dy binjakëve, Max dhe Emme, me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qenë e martuar për një dekadë, nga viti 2004 deri në 2014-n.
Ajo ka qenë e martuar edhe më herët, me balerinë apo basketbollistë, ndërsa lidhjet më të gjata i ka pasur me Ben Affleck apo Sean Combs, i njohur më së shumti me emrin e artit Puff Daddy.
Jennifer dhe Alex shoqërohen që prej shkurtit të vitit 2017 dhe në publik duken të pandashëm nga njëri-tjetri.