Sondazhet e realizuara në Instagram po bëhen shumë popullore. Nisur nga kjo, në faqen zyrtare të IN Tv në Instagram realizohen disa të tilla teksa e fundit ishte fokusuar tek lotaria amerikane. Kemi pyetur ndjekësit tanë nëse kanë aplikuar për lotarinë ndërsa surprize ishte edhe përfshirja e këngëtares së njohur Tuna. Këngëtarja mesa duket pret të prek nga afër tokën e premtuar pasi ajo ka votuar në sondazh për “PO”. Do të na largohet edhe një tjetër emër? Kuptohet nëse përzgjidhet nga lotaria.
Sondazhi i cili vijon ende ka treguar se më shumë se 76% e votuesve (mbi 1.000 të rinj) nuk kanë aplikuar për lotarinë amerikane ndërsa 24 % po.