Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Mësohet se takimi do të zhvillohet në një nga hotelet e njohura në kryeqytet. Takimi mes Bashës dhe Idrizit vjen pasi pak ditë më parë Idrizi njoftoi shkëputjen nga koalicioni me PS. Menjëherë pas kësaj kreu i opozitës Basha i bëri një ofertë nga Durrësi. Basha e ftoi Idrizin që të ishte pjesë e nismës së opozitës për të larguar Ramën nga pushteti. Mesa duket takimi i dy liderëve po mbahet për të vulosur afrimin e PDIU me PD dhe kalimin e saj në krahun opozitar.