Selia e re e FSHF-së do të jetë një strukturë moderne dhe bashkëkohore, e cila do t’i mundësojë administratës së saj zhvendosjen nga zyrat e vjetra dhe nisjen e një kapitulli të ri në futbollin shqiptar.
Struktura duket se po shkon drejt fundit dhe një video e publikuar së fundmi nga FSHF e tregon më së miri këtë. Sakaq pjesë e kompleksit të ri do të jenë dhe dy fusha futbolli, të cilat do të përdoren për stërvitjen e ekipeve kombëtare gjatë fazave përgatitore.
Ky kompleks është investim i Qeverisë Shqiptare dhe fondeve të UEFA-s, me një shumë totale që kalon 8 milionë euro.