INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejt fundit të numërimit, ja si janë rezultatet në Berat, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

Drejt fundit të numërimit, ja si janë rezultatet në Berat, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

Publikuar më: 01:50 27-06-2017

Pjesa më e madhe e kutive janë numëruar në qarqet e mbetura.

qarkun e Elbasanit, nga votat e numëruara kryeson PS e ndjekur nga Partia Demokratike. Në bazë të rezultatit që prodhojnë 479 nga 591 kutitë e numëruara, Partia Socialiste udhëheq deri më tani Qarkun me 63546 vota ose 7 mandate, e ndjekur nga PD me 28913 vota ose 3 mandate. Interesant është fakti i “luftës” që zhvillohet mes LSI dhe PDIU për vendin e tretë, ç’ka mund të konsiderohet si surpriza e këtyre zgjedhjeve për Qarkun pasi nga të dhënat paraprake dy këto parti kanë arritur të sigurojnë momentalisht 2 mandate. Respektivisht LSI ka 14.68% të votave, ndërsa PDIU 17.80%.

qarkun e Durrësit, nga 397 kutitë e numëruara nga 460 kuti që janë në total, kryeson Partia Socialiste e ndjekur nga PD dhe LSI. Partia Socialiste ka marrë 63048 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 34197 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 19928 vota ose 2 mandate. Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka, i renditur i pesti në listën e Partisë Demokratike në këtë Qark, rrezikon të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

qarkun e Lezhës i cili prodhon 7 mandate deputetësh deri më tani janë numëruar 255 nga 263 kuti votimi. Mbi bazë të këtij numërimi PS udhëheq me 29407 vota ose 3 mandate, e ndjekur nga PD me 26543 vota ose 3 mandate, LSI me 10952 vota ose 1 mandat, dhe PDIU me 1961 vota ose 0 mandate.

qarkun e Beratit i cili prodhon 7 mandate deputetësh deri më tani janë numëruar 282 nga 305 kuti votimi. Në bazë të këtij numërimi rezulton PS e para me 41580 vota ose 4 mandate, e ndjekur nga LSI me 18084 vota ose 2 mandate, dhe PD me 15010 vota ose 1 mandat.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055