Armatosja me 19 mini-pistoleta e një të riu suedez që po udhëtonte me autobus nga Shqipëria drejt Gjermanisë, ka tronditur sot doganierët në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit.
Sebastian Rikard po udhëtonte drejt Gjermanisë, teksa kishte me vete në çantën e tij, plot 19 mini-pistoleta.
21 vjçari është arrestuar pasi nuk ka pasur dokumentacion dhe nuk ka deklaruar se përse i duheshin armët.
Ai ka thënë vetëm se i ka blerë në Kosovë dhe po i dërgonte në Gjermani.