Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e grabitjes së ndodhur më 9 prill në pistën e Rinasit, është drejt identifikimit të bashkëpunëtorit kryesor të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë pas ngjarjes, shkruan Panorama.
Nga analizimi i pamjeve filmike dhe një fotografie që është shkrepur nga pasagjerët e avionit, i cili ishte gati për fluturim kur ndodhi grabitja, dyshohet se personi që shfaqet më afër Muratajt, me veprime aktive dhe i armatosur, është një ish-komando.
Megjithatë, grupi hetimor po verifikon edhe persona të tjerë, ish-të dënuar për grabitje, brenda dhe jashtë vendit, nëse kanë marrë pjesë në ngjarjen e 9 prillit ku mbeti i vrarë një nga grabitësit, Admir Murataj.